Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET430 kg kokainë/ Rolet e të implikuarve, nga familjarët tek ‘lushnjari’ dhe...

430 kg kokainë/ Rolet e të implikuarve, nga familjarët tek ‘lushnjari’ dhe kolumbiani

Zbulohen përgjime nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg køkainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë në emisionin “Në shënjestër” dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Pjesa e dytë e dokumentarit: 

Siç ndodh në të tilla raste, porositësit e ngarkesës kanë dyshime se dikush po përpiqet t’ua grabisë mallin.

Shqetësim që vihet re edhe në një komunikim që Denilsoni ka me të fejuarën e tij, më datë 28 Shtator 2022, ku sipas Denilsonit, dikush është përpjekur të hapë një cep të ngarkesës, dhe dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga rivalët, që kanë dashur t’u grabisin mallin.

Ndaj për këtë arsye ata patrullonin të armatosur rreth shtëpisë në Frakull të Madhe. Ku në një moment, siç del nga të thënat e të fejuarës së tij, kishin qëlluar me armë edhe në ajër, për të trembur rivalët e tyre.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

—–

Implikimi i të fejuarës së Denilson Çervanakut, në këtë aktivitet kriminal, siç del edhe më poshtë, vërtetohet edhe në përgjimet e kryera gjatë kohës që malli ishte parkuar tashmë në oborrin e familjes Çervanaku, në fshatin Frakull e Madhe, në Fier.

Ku gjatë një bisede të përgjuar më 21 Tetor 2022, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati, flasin për takimet e ndryshme që po bëheshin ndërkohë. Si edhe paratë që po mblidheshin nga persona të tretë për llogari të Nikolin Gjolenës. Apo siç thamë, i njohur ndryshe si ‘Lushnjari’. Që del të jetë edhe organizatori i vërtetë i ngarkesës.

Por ndërsa bëheshin këto biseda, në rrjetën e përgjimeve bie edhe një tjetër komunikim. Këtë herë, midis Denilsonit dhe një personi me emrin Sabah. Ky i ky i fundit i shpreh shqetësimin Denilsonit, se personat që i ky i fundit i ka dërguar në banesën që Sabahu ka marrë me qera, i kanë shkatërruar orenditë. Duke i shkaktuar sipas tij një dëm deri në 10 mijë euro. Dëme, të cilat Sabahu, thotë se i kishte fotografuar.

Gjë e cila krijoi te hetuesit dyshimin e bazuar se Denilsoni dhe bashkëpunëtorët e tjerë kishin dërguar te shtëpia e marrë me qera nga Sabahu, ‘kimistët’ kolumbianë. Të cilët do të kryenin më tej ekstraktimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, nga sasia me pleh artificial.

Përgjim 26 Tetor 2022

Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah
D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kanë q* robt shpis ata. Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME