Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEShoqëritë sekrete që ndryshaun botën

Shoqëritë sekrete që ndryshaun botën

Shoqëritë sekrete dhe lozhat masonike ligjore ose jo nuk janë një krijim i kohëve moderne. Ato kanë ekzistuar gjithmonë, disa me qëllime të mira dhe në respekt të ligjit. Por shpeshherë kanë pasur objektivë të errët dhe kanë inspiruar luftëra dhe horrore.

Ja shtatë historitë që duhet të dini:

Një nga shoqëritë sekrete më pak të njohura është ajo e Secret Six.

Të gjithë e dimë se Al Capone u kap falë një dredhie: Një akuzë për evazion fiskal. Por kush e gjeti mënyrën që bosi i bosave i mafias së Çikagos të binte në duart e drejtësisë? Sipas disa burimeve, pas arrestimit të tij ishte dora e “Bandës së të gjashtëve”: një grup sipërmarrësish dhe gjykatësish nga Çikago që në vitet ’30 formuan një klub të vogël sekret me qëllimin për të luftuar krimin që kishte dalë jashtë kontrollit. Për t’ia arritur qëllimit, i dhanë Alexander Jamie (ishte shefi i agjentëve specialë të Çikagos) të gjitha informacionet e duhura dhe e furnizuan me fonde në mbështetje të aktivitetit të spiunazhit që çuan në arrestimin e Al Capone-s. Për ta flitet edhe në libri “Të paprekshmit”: “Këta gjashtë njerëz – shkruan Eliot Ness – po luanin me jetët e tyre, të paarmatosur, për të realizuar atë që tremijë policë dhe treqind agjentë federalë nuk po e bënin dot”.

Bosnja e Re

Pas pushtimit të Austro-Hungarisë në vitin 1878, tensionet në Ballkan filluan të rriteshin jashtë mase, sidomos pasi një skuadër e zyrtarëve serbë të ushtrisë, e njohur si Dora e Zezë, nisi të financonte lëvizjet pro-serbe dhe pro-sllave në të gjithë Europën jugore. Një nga këta grupe ishte Bosnja e Re, një organizatë anarkiste-nacionaliste që donte të ribashkonte në një shtet të vetëm Bosnja e Retë gjithë serbët që ishin nën dominimin e huaj. Të inspiruar nga Vladimir Gacinovic, një serbo-boshnjak radikal, ata ishin një grup heterogjen i përbërë nga serbë, boshnjakë, kroatë dhe revolucionarë myslimanë. Akti i tyre më i madh ishte vrasja e arkidukës austriak Franc Ferdinand dhe gruas së tij Sofia, dukeshë Hohenberg nga ana e serbo-boshnjakut Gavrilo Princip, akt që u cilësua si shkëndija që shpërtheu Luftën e Parë Botërore.

“Skull and Bones”

Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, shefe arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm. Ky fakt ka bërë që të lindin shumë teori konspiracionesh, ku ideja më e famshmja, por edhe më e mundshme, që CIA është themeluar pikërisht nga disa anëtarë të këtij grupi. Këtë fakt CIA e ka mohuar me një deklaratë në vitin 2007.

Shtatë shoqëritë sekrete që ndryshuan historinë e

Të bërë të famshëm nga Indiana Jones, thugs-at e morën emrin nga një fjalë sankrinishte që do të thotë “fshehje”, që shumë shpejt u bë në një sinonim kriminal (në anglisht). Ishin veçanërisht shumë të aftë në vjedhje, ata hynë në histori si fanatikë fetarë që bënin vrasje dhe masakra rituale në emër të Kali-t, perëndesha indiane e shkatërrimit. Duke qenë se nuk donin të derdhnin gjak, thugs-at përdornin një fashë të verdhë e njohur si Rumal për të mbytur viktimat e tyre. Shpërblimet për vrasjet, u lejonin anëtarëve të shoqërisë të financonin kultin e tyre, dhe gjithashtu mund të lidhnin miqësi dhe aleanca të rëndësishme që u garantonin mbrojte dhe imunitet. U mundën nga Lord Ëilliam Bentinck, guvernatori i përgjithshëm (britanik) i Indisë.

Shtatë shoqëritë sekrete që ndryshuan historinë e

Përpara se nazistët të ngjiteshin në pushtet në Gjermani, në Austri ishte regjistruar tashmë një bashkëpunim i çuditshëm mes nacionalizimit racial, okultizmit dhe antisemitizmit. Një nga ideologët kësaj triade ishte Guido von List, gazetar, poet, okultist i lindur në Vjenë dhe i pasionuar pas studimit të alfabetit run, që përdorej nga popujt gjermanikë para-kristianë. Atë që sot do ta quanim një sharlanatizëm, në atë epokë pati një farë suksesi. E themeluar në vitin 1905, Guido von List Society kishte ndjekës të tij sekret industrialistin Friedrich Ëannieck, Karl Lueger, një antisemit i njohur, liderin e partisë Kristian Sociale dhe madhe edhe kryebashkiakun e Vjenës. Mes simboleve të grupit ishte edhe kryqi i thyer dhe gjeste si përshëndetja “Heil”, të cilat në vazhdim u huazuan nga nazistët, së bashku me idenë antike mistike gjermane të gjasme superioritetit të racës ariane, një tjetër kalë beteje i Guido List von Society.

Shtatë shoqëritë sekrete që ndryshuan historinë e

Grupi i lidhur pas anarkistit italian Luigi Galleani, që emigroi në SHBA në fillim të viteve 1900. Ai mblodhi pas vetes një grup anarkistësh italianë dhe nisën të bënin akte terrorizmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoqëria i kishte zyrat qendrore në Boston, por galeanistët ishin përgjegjës të një sërë atentatesh në të gjithë territorin e SHBA në vitet ’20, sidomos gjatë të ashtuquajturës “vera e kuqe” në vitin 1919. Një nga anëtarët e kësaj shoqërie dyshohet se vuri një karrocë-bombë në Ëall Street në 1920. Bëhet fjalë për atentatin më të rëndë (40 të vdekur dhe 200 të plagosur) të ndodhur në tokën amerikane para 11 shtatorit 2001. Fajtorët nuk u gjendën kurrë.

Katarët

Edhe sot fansat e konspiracionit citojnë fundin e tyre si një nga anët më të errëta të krishtërimit. Por kush ishin vërtet katarët? Gjatë shekullit të 13-të, kryqëzata kundër Albigesëve (qytetarë të një qyteti francez), e drejtuar nga Papa Inoçcenco III, spastroi këtë shoqëri heretike kristiane që jetonin në malet e jugut të Francës. Pse? E thjeshtë: Katarët, adhuronin nocionin e dualizmit, ose ndryshe të idesë se kishte një Zot të mirë dhe një Zot të keq, ata kundërshtonin burokracinë e Kishës Katolike, të cilën e gjykonin si të korruptuar, pasi sipas tyre Kisha kishte rënë nën mëkatin e pushtetit dhe të parasë, ata refuzonin ta adhuronin Zotin në tempuj dhe katedrale. Dhe jo vetëm kaq: Katarët i cilësonin burrat dhe gratë të barabartë dhe në shoqërinë e tyre, gratë kishin pozicione të rëndësishme. Arsye të mjaftueshme për Kishën të niste një kryqëzim dhe t’i zhdukte. Në vitin 1229, të mbijetuarit u konvertuan të gjithë prej Inkuizicionit, për t’u kthyer në legjendë shumë shekuj më pas, për të apasionuarit e Kodit të Da Vinçit. Të konsideruar për një kohë të gjatë si heretikë, sot ata shikohen në një këndvështrim të ndryshëm, edhe sepse Katarët bashkë me thesaret e tyre morën me vete shumë sekrete që nuk mund të gjenden kurrë. Mbas maskës së herezisë që Kisha Katolike iu vuri atyre, shfaqet një civilizim i përparuar, ai i traditës filozofike e shpirtërore, në të cilën përmblidhet misticizmi i Perëndimit e dituria greko-romane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME