Është acaruar situata në protestën e opozitës përballë bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kanë hedhur molotov në hyrje të godinës. Siç shihet në fotot më poshtë hyrja e bashkisë është përfshirë nga flakët ndërsa policët bashkiakë janë larguar të trembur nga shpërthimi.
Menjëherë pas kësaj, forcat speciale kanë ndërhyrë duke forcuar kordonin e uniformave blu përreth bashkisë. Shikoni fotot më poshtë që tregojnë tensionin e krijuar në hyrje të bashkisë së Tiranës.