Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPapas dhe Femiu që pushtuan kinemanë Hollivudiane

Papas dhe Femiu që pushtuan kinemanë Hollivudiane

Dy yje me origjinë shqiptare që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin.

Në 1968, xhirohej filmi “ODHISEU”, Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odhisea), luajnë rrolet kryesore.

Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë se si të dy komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata. Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyetur: -“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (lrini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të pērgjigjej: “Êshtë gjuha e nënës”

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e
Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë zotit qe ne të dy t’i luajmënkëto dy rrole sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odhiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thot se ata ishin grekë”, grekë”, ia ktheu gazetari – habitur!

-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte pěrgjigjur Irena.

Rai Uno -1974

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME