AKTUALITETTOP-NEWS

Aksident në Fier – Levan. Makina përplaset me autobuzin, plagoset pasagjeria.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku janë përfshirë një automjet dhe një autobus urban i linjës Fier–Ferras.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Polo”, që drejtohej nga një i moshuar, dyshohet se gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me autobusin urban.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjere që udhëtonte në autobus ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të plota të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button