AKTUALITET
Aksident në aksin Gjirokastër –Kakavijë, një person i plagosur

Gjirokastër – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur Askove.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes.







