Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

 Sulm me armë në Bruksel, 2 të vrarë

Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e kësaj të hëne. Agjencia e lajmeve AFP raporton se sulmuesi është ende i lirë. Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se një hetim ishte hapur, por nuk spekuloi mbi motivin e autorit të armatosur. Mediat lokale thanë se viktimat besohet të jenë suedezë.

Kombëtarja e futbollit të Suedisë po luan kundër Belgjikës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, edhe pse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.Viktimat janë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre.

Mediat belge raportuan se personi i armatosur, i cili përdori një pushkë automatike, u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, vrasësi ka thirrur “Allah Akbar”. Në pamjet e marra nga një banor i zonës, autori është një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, shihet duke hipur në një skuter dhe duke ikur.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres. Një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përgjegjësinë për atë që ndodhi në profilin e tij në Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME