Uncategorized

Përplasen motorrat, 3 të plagosur

Fier – Rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button