BOTA

Sulm në kishën e Dëshmimtarëve të Jehovait, 7 viktima

Një lajm i rëndë vjen nga Hamburgu i Gjermanisë. Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë kanë plagosur nga një sulm me armë në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait. Policia i ka kërkuar popullatës pranë rrethit Alsterdorf të qëndrojë brenda.

“Nuk kemi asnjë tregues të vrasësit të arratisur. Kërkoni strehë në një ndërtesë menjëherë”, – tha policia, duke u kërkuar qytetarëve të përdorin “telefonin vetëm në raste urgjente ekstreme” për të shmangur bllokimin e linjave. Njoftimi u bë përmes aplikacionit të saj të emergjencave.

Të shtënat ndodhën gjatë një feste të Dëshmitarëve të Jehovait. Duket se dy persona hapën zjarr. Policia për momentin nuk konfirmon hipotezën e një vrasësi në arrati dhe fton qytetarët që të mos përhapin hipoteza për motivin në rrjetet sociale.

https://twitter.com/Nerdy_Addict/status/1633951088180178945?s=20

“Kur është lajmëruar policia kemi ndërhyrë shumë shpejt pasi kemi qenë afër vendit të ngjarjes. Kur kanë mbërritur në kishë policët kanë dëgjuar një të shtënë tjetër”, – sqaroi zëdhënësi i policisë.

“Në katin e sipërm të pallatit është konstatuar një person që nuk përjashtohet si përgjegjësi apo një nga përgjegjësit. Por edhe kjo nuk është ende e qartë”, – tha zëdhënësi i policisë. Sipas rij kontrollet në zonë vijojnë.

A person who was apparently hit by the shots lies in the entrance of the church
This is where the fatal shots were fired
Police officers carry a person out of the church
Jehovait
Jehovait

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button