Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEDeputetja kosovare e VV: Do bëhem nënë pa pasur burr

Deputetja kosovare e VV: Do bëhem nënë pa pasur burr

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci që mban edhe detyrën e nënkryetares së Kosovës ka ngritur një debat të madh këtë të enjte në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Në seancë diskutohej një projekt-ligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin artificial që në fund nuk arriti të miratohej. Gjatë diskutimeve Bogujevci ka ndarë një informacion shumë privat me qytetarët. Ajo tregoi se ka vendosur t’i besojë shkencës dhe se nuk ka nevojë për një burrë që t’i mundësohet të bëhet nënë.

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume.

Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë” – tha Bogujevci e cila është aktualisht shtatzanë.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar një valë fyerjesh ndaj saj në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që në favor të deputetes të VV-së të reagojnë emrat më të rëndësishëm të politikës dhe artit. Nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga deri tek këngëtarja Adelina Ismaili kanë reaguar në mbrojtje të saj. Bogujevci ka një histori të dhimbshme gjatë luftës së Kosovës. Asaj i janë vrarë disa nga familjarët dhe vetë është plagosur rëndë, por mundi të mbijetojë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME