“Sunny Hill Festival” u shndërrua në një fenomen mjaft të dashur në Kosovë. Shumë artistë të huaj dhe shqiptarë performuan në skenën e madhe dhe performancat e tyre ishin mjaft elektrizuese.
Mirëpo, tashmë “Sunny Hill” vjen edhe në Tiranë. Thuajse çdo gjë është gati!
Fati Gjakova , një prej organizatorëve të këtij festivali ka dhënë së fundmi një intervistë për Tv Klan. Ai ka thënë se skena zë një sipërfaqe prej 40 metrash katrorë.
“Jemi drejt fundit, po provojmë zërin. Është skena më e madhe në rajon, edhe më e madhe se ajo e Prishtinës, për vetë vendin që kemi këtu”, tha ai.
Festivali vijon tre ditë.
“Janë 40 këngëtarë vendas e të huaj. Duke filluar nga Fedez, Stormz”- vijoi më tej ai.
“Do të jetë cashless, pra nuk do paguhet me lekë, por nëpërmjet aplikacionit, që do jetë portofoli apo bracelets që e mbush në pika të vendosura”, dha një tjetër informacion organizatori.
Dua Lipa është organizatore e këtij festivali së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa.
Më herët, këngëtarja festoi ditëlindjen e saj dhe shkroi: “27-ta ndihet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”.
Disa prej fansat e të këngëtares kanë mbledhur mbi 1 mijë dollarë për një kauzë shumë të dashur për Duan. Paratë e grumbulluara kanë shkuar në ndihmë të kafshëve për dy organizata në Prishtinë dhe Tiranë.
“E dashur Dua! Së pari, gëzuar ditëlindjen. Të urojmë lumturi në këtë ditë të veçantë. Meqë mbushe 27 vjeç ne duam të të bëjmë një dhuratë të vogël. Si grup fansash kemi mbledhur 1,164 dollarë dhe kemi bërë një dhurim në emrin tënd për strehimoren e qenve të Prishtinës si dhe “Animal Rescue Albania”.
Jemi krenarë për ty dhe ky është vetëm një gjest i vogël për të treguar dashurinë tonë. Gëzuar ditëlindjen, të duam shumë,”- kanë shkruar fansat e Dua Lipës në postimin e tyre në Instagram.