Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 37 vjeçari që vrau babanë, nuk i bëri rrezistencë policisë

Arrestohet 37 vjeçari që vrau babanë, nuk i bëri rrezistencë policisë

Mallakastër – Policia e Mallakastrës ka arritur të vërë në pranga 37 vjeçarin Marenglen Muhametaj si autori i dyshuar i vrasjes së babait të tij Qaniut 73 vjeçar.

Burime policore pohuan se 37 vjeçari është kapur mëngjesin e sotëm nga forca të policisë teksa Marengleni qëndronte i fshehur në disa shkurre në tokat afër lagjes ku ka edhe banesën. Ai nuk i ka bërë rezidtencë forcave policore kur ato po shkonin drejt tij, pohuan të njëjta burime informacioni.

Njoftimi i policisë

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME