Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do...

“Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do të vdesë”/ Si e shpjegon neoropsikiatri rastin e Naim Murselit

Neuropsikiatri Ferid Agani tregoi disa indikatorë që tregojnë se disa individë kanë probleme serioze. Në rastin e Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, Agani tha në T7 se “këtu kemi të bëjmë me disocim”.

“Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, tha ai.

Vrasësve të tillë, Agani tha se krimi iu ngjallë kënaqësi.

“Këto veprime të zbrazjes së pakontrolluar të agrtesivitetit, në individin që e bën vrasjen ngjallë kënaqësi, ngjallë emocione të shkarkimit dhe të kontrollit të plotë të situatës… Këto janë përshkrime të autopsive psikologjike të këtyre rasteve”, tha ai.

Agani tha se nga veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt profesionistët mund të këshin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

“Komunikimi joverbalë që këta individë e bëjnë ngannjëherë flet shumë më tepër se fjalët e tyre”, tha ai.

“Prej fotografive mund të vërehet një ftohësi emocionale e çuditshme, posaçërisht në disa video”, tha Agani./BW/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME