Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNicole Kidman ambasadorja më e re e Balenciagas

Nicole Kidman ambasadorja më e re e Balenciagas

Nicole Kidman është ambasadorja më e re e Balenciaga-s. Të shtunën, shtëpia e modës zbuloi lajmin dhe Kidman u shpreh e emocionuar për këtë rol të ri.

“Balenciaga ka qenë me mua gjatë disa prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën time, nga dasma ime te tapeti i kuq i Oscars”, tha Kidman në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se ajo mezi pret të “krijojë më shumë kujtime së bashku”.

Nicole është e famshmja më e fundit që iu bashkua listës së ambasadorëve të shtëpisë së modës, e cila aktualisht përfshin aktorët Isabelle Huppert, PP Krit Amnuaydechkorn dhe Michelle Yeoh. Kjo e fundit njoftoi lajmin  muajin e kaluar. “Jam e emocionuar që bashkohem me @balenciaga si ambasadore e markës së tyre,” shkroi aktorja në një postim në Instagram.

Si Kidman ashtu edhe Yeoh kanë bashkuar forcat me markën teksa ajo përpiqet të rregullojë imazhin e saj një vit pasi ngjalli polemika me dy fushata festash.

E para, “Balenciaga Gift Shop” – e cila u shkrep nga Gabriele Galimberti – shfaqte foto të fëmijëve që mbanin çanta dore që dukeshin si arushë pelushi të veshur me parzmore lëkure dhe jakë me thumba. Disa foto shfaqën edhe gota vere. E dyta, një fushatë Garde-Robe (jo e shkrepur nga Galimberti), përfshinte një imazh me një faqe nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara kundër Williams, i cili e konsideronte promovimin e porn0grafisë së fëmijëve të paligjshëm dhe jo të mbrojtur nga liria e fjalës.

Një javë pasi fushatat filluan dhe u pritën me reagime të menjëhershme – përdoruesit e mediave sociale akuzuan kompaninë për se*sualizimin e fëmijëve në reklama – Balenciaga lëshoi një përgjigje. “Ne kërkojmë falje sinqerisht për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar fushata jonë e festave,” shkroi marka në një deklaratë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME