Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËTë drejtat e njeriut në Shqipëri: Padrejtesi për qytetarët dhe pandëshkueshmëri për...

Të drejtat e njeriut në Shqipëri: Padrejtesi për qytetarët dhe pandëshkueshmëri për pushtetarët!!

Nga Petrit Vasili – Sot ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ka vetem nje pyetje themelore:

A e gezojne shqiptaret te drejten per Drejtesi te barabarte dhe te mundshme per ta arritur?

Ne Shqiperi po kryhet nje Reforme e turpshme ne Drejtesi.

Nje pseudoreforme rezultati i vetem i se ciles eshte: kapja e saj totale e drejtesise nga Rama dhe rilindja.

Ndaj sot e drejta per drejtesi po perjeton ditet me te errta per cdo qytetar.

Te pambrojtur, te diskriminuar, te zhgenjyer, te vjedhur e te dhunuar; keto jane ndjesite, qe provojne shqiptaret lidhur me te drejten per drejtesi dhe per sistemin e drejtesise gjoja te re te krijuar pas reformes.

Lejtmotivi padrejtesi per qytetaret dhe pandeshkueshmeri per pushtetaret eshte fytyra e “drejtesise se re”!

Me shume te drejte z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, thoshte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.
“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave”, thote Biberaj.

Rama dhe rilindja reformen ne drejtesi e ka trajtuar me moton shkaterrimtare ” te kapim drejtesine me cdo kusht e me çdo çmim!”

Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.

Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten.

KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjitme qellimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.

Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke realizuar thjesht kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.prej saj.

Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.

Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.

Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet ku mungesat ne personel jane kritike dhe ku dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve.

Vetingu me standarte te dyfishta ku edhe vete anetaret e tij kishin probleme te renda qe nga nepotizmi politik e deri tek integriteti moral e pasuror eshte fakt shkaterrimtar.

Kolapsi total i drejtesise eshte fakt dhe te vertetat ulerasin:

Aktualisht mesatarja eshte 3 mije çeshtje per nje gjyqtar qe do te thote qe realisht qytetaret te mos marrin kurre drejtesi.

Do te thote ulje e tmerrshme e cilesise se gjykimit per shkak te nje volumi absolutisht te paperballueshem.

Do te thote neperkembje e te drejtave dhe e barazise perpara ligjit per dhjetra mijra qytetare.

Do te thote hapesire pa fund per abuzuesit sepse drejtesia ndaj tyre nuk do te behet kurre.

Do te thote fushe e hapur per pandeshkueshmerine ne te gjitha nivelet e shoqerise.

Do te thote pasiguri e thelle juridike per bisneset dhe premise fondamentale per thellim te krizes ekonomike.

Lojrat dhe propaganda me harten e re gjyqesore ishin thellimi dramatik me pabarazine perpara ligjit.

Mungesat e gjyqtareve ne sistemin e drejtesise jane kritike.

Harta e re gjyqesore thjesht riperzien corben e kolapsit dhe nuk i jep zgjidhje asaj, por vetem sa u shton mundimet dhe u kufizon ne menyre drastike aksesin per drejtesi qytetareve.

Drejtesia e kapur nga rilindja prodhoi kaos dhe uli pertoke autoritetin e drejtesise.

Reforma e kapur e drejtesise prodhoi zhgenjim dhe betonoi pandeshkueshmerine.

Asnje lloj propagande nuk mund te jete alibi per kete kete baderdi organizative dhe ligjore te qellimshme me drejtesine.

Kjo eshte e verteta e madhe e realitetit te te Drejtave te Njeriut ne Shqiperi si pasoje e pushtetit te Rames dhe Rilindjes dhe rrembimit te drejtesise prej tyre!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME