62-vjeçari Hair Breshanaj është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi kreu një krim 24 vite më parë. Policia bën me dije se 62-vjeçari është dënuar me 20 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.