Uncategorized

UEFA/ Ancelotti trajneri i vitit: “Sacchi ka qenë një mësues i jashtëzakonshëm”

“Sacchi ishte një mësues i jashtëzakonshëm. Në karrierën time duhet të falënderoj shumë njerëz, tifozët për mbrëmjet në Santiago Bernabeu dhe presidentin tim që më dha mundësinë të kthehem në Madrid”.

Kështu është shprehur Carlo Ancelotti, i cili mori çmimin e trajnerit të vitit nga UEFA gjatë shortit të Ligës së Kampionëve. “Duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë vlerësim – tha Ancelotti –: klubin tim, stafin tim, Arrigo Sacchin, i cili është këtu dhe ishte mësuesi im, tifozët e Real Madrid, të gjithë familjen time, djalin tim Davide, i cili është asistenti im”.

“Formula magjike? Është pasioni për këtë sport dhe më pas cilësia e lojtarëve që duhet të menaxhosh, sezoni i kaluar ishte i veçantë, kishte një lidhje fantastike, arritëm të krijonim një lidhje të bukur dhe një alkimi perfekte, gjë që na ndihmoi për të arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme të kemi një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe kjo bazohet në respekt”, shtoi ai.

https://twitter.com/UEFAcom_it/status/1562848992702398465?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562848992702398465%7Ctwgr%5Eccc4b0719e645f0833cffda639a878298c2709d6%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2022%2F08%2F25%2Fuefa-carlo-ancelotti-trajneri-i-vitit-sacchi-ka-qene-nje-mesues-i-jashtezakonshem%2F

“Lojtari vendimtar? Mendoj për Karim Benzema, i cili është rritur shumë – shtoi italiani – duke u bërë një nga liderit e ekipit. Jemi me fat që e kemi me ne, te Real Madrid. Përse lojtarët më duan? Sepse ka respekt, marrëdhënie të shkëlqyera – përfundoi ai – edhe pse ndonjëherë një trajner duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por duhet t’i shpjegosh në dhomat e zhveshjes. Unë jam trajner, por jam një njeri dhe duhet t’i trajtoj lojtarët si njerëz”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button