Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Rama krijoi shtetin e patronazhistëve

Berisha: Rama krijoi shtetin e patronazhistëve

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar shtetin elektoral, duke krijuar kështu sipas tij sistemin e patronazhistëve.

Gjatë një takimi në Pogradec, Berisha tha se Rama është armik i egër i lirisë së shqiptarëve.

“Ka shndërruar shtetin në një makineri lubi të shkatërrimit të votës. Krijoi shtetin elektoral. Krijoi sistemin e patronazhistëve dhe mburret me krenari. E mbaj mend këtë sistem, është sistemin terrorist. E merrnin tjetrin atje në pallat dhe 3 muaj para zgjedhjeve i bënin proces. Ku ja bënin procesin. Në oborrin e pallatit, që ta dëgjonin të gjithë të tjerët.

Se ky Dhori, ishte një mekanik, nuk do të votojë, sepse do të na votojë kundër. Dhori u thoshte se nuk do të tregoj se si do të votoj, sepse ai kishte bërë burg. Halli ishte që të terrorizonin pallatin. Kjo ka shkatërruar votën. Në këtë kontekst, ky nuk pranon në asnjë mënyrë votën e lirë. Ky është një armik i egër i lirive tona. Ne duhet të përgatitemi ti japim përgjigjen në mënyrën më të merituar.

Intelektualët kanë një rol për të ndriçuar mendjet e të tjerëve. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar. A mund të zhvillohemi ne pa votë? Jo, nuk zhvillohemi dot pa votë. Historia e ka provuar. Ne nuk kishim votë dhe erdhëm në vitin 1990 në atë gjendje, dhe tani kemi humbu votën. Do ta rikthejmë votën, por me këtë nuk kemi votë.

Duhet ta rrëzojmë këtë, që të votojmë si qytetarë të lirë, dhe shqiptarët ti zgjedhin qeveritarët me vullnetin e tyre të lirë” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME