Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Daja i të miturit: Na e dhanë...

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Daja i të miturit: Na e dhanë djalin në koma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas mjekimit në një klinikë dentare në Tiranë. Daja i 3-vjeçarit ka thënë se nipi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ndërsa ka hedhur akuza ndaj mjekut të klinikës Roland Xhaxho.

Daja i të miturit tregon se 3 vjeçari qëndroi në klinikë mbi 9 orë dhe në momentin që ka dalë, ka qenë në gjendje kome.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici, ata akuzojnë dentistin për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Jam daja i djalit, kishte 3-4 dhëmbë të prishur, na ankohej se nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjekë zemre, shkuam te Roland Xhaxho dy tre herë, bashkë me gocën i kanë trajtuar 14 dhëmbë djalit, e mbajtën 4 orë në sallë dhe na e dha çunin në gjendje kome, të rënduar. Na tha që ishte një gjendje normale për shkak të anestezisë. Kur e çuam te pediatria e futën direkt te reanimacioni pa puls. Mjeket bënë ta pamundurën, thanë se nëse do e kishim çuar më parë do kishte shpëtuar, i ishte helmuar mëlçia. Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, do të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME