Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarrfikës në Fier, trafikant droge në Greqi/ Lihen në burg 5 shqiptarët...

Zjarrfikës në Fier, trafikant droge në Greqi/ Lihen në burg 5 shqiptarët e 585 kg kokainë

Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë. Para gjykatës kanë dalë cifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjec, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjec, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjec nga Vlora.

Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar cdo pjesmarrje në ngjarje. Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ja dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhëra”.

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjec nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera.

Drejtuesi i mjetit ishte 21 vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt.

Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjec nga Fieri, me shtetësi greke.

Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME