Në këtë dokumentar të ri ne gjithashtu morëm një shije të vilës së tyre në Cotswold…
Dokumentari i ri i titulluar “Beckham” i cili u shfaq pak ditë më parë në Netflix, zbulon të gjitha aspektet e marrëdhënies së Victoria dhe David Beckham që nga fillimi i njohjes së tyre, deri në martesën e tyre.
Të dy Victoria dhe David Beckham kanë qenë plotësisht të sinqertë për marrëdhënien e tyre, duke përfshirë momentet e tyre më të errëta.
Megjithatë, në këtë dokumentar të ri ne morëm edhe një shije të shtëpisë së tyre të fshatit Cotswold e cila ka një dekorim fshatar dhe elemente nga estetika baroke britanike.
Shtëpia, të cilën ata e rinovuan, ka një sauna, një pishinë të vogël, një fushë futbolli, një palestër dhe zona argëtimi. Tani vlerësohet të jetë rreth 12 milionë funte.
Ish-futbollisti – i cili vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) – u dha fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të tij të jetesës.
Në fillim të episodit të katërt dhe të fundit, u shfaq një klip i tij si adoleshent duke thënë se ai e mbante gjithmonë dhomën e tij të pastër sepse “e urrente një dhomë të çrregullt”.