Sekretari për çështjet zgjedhore PD-në e grupimit të Berishës, Ivi Kaso, foli në Abc News për vendimin e KAS dhe hapat që do të ndjekë këtej e tutje për pjesëmarrjen në zgjedhje
Në lidhje me koalicionet, Kaso tha se PD e Berishës është pjesë e vetëm një koalicioni, atë me Partinë e Lirisë, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane, duke mohuar një koalicion me Ballin Kombëtar.
“Hapat politik janë përcaktuar. Hapat juridik kanë filluar me paraqitjen e kërkesës para komisionerit, do të vazhdojnë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.
Sa i përket kandidatëve u bë me dije mbrëmë me anë të koalicioneve. Marrëveshje PD e ka me PL, PBDNJ dhe PDK.
Sa i përket koalicionit tjetër, nuk më rezulton që PD të jetë pjesë e këtij koalicioni dhe të ketë një marrëveshje,” tha Kaso.
Lidhur me listat e kandidatëve për kryetar bashkish dhe këshill bashkiak, ai tha se nuk është paraqitur asnjë listë e tillë.
Në lidhje me firmën e 3 deputetëve të “Rithemelimit” në një nga koalicionet, Kaso tha se deputetët kanë të drejtë të vetëdeklarohen për të mbështetur një parti të caktuar.