Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrau ish-gruan, gjykata e Fierit dënon me burg përjetë autorin Elton Meta

Vrau ish-gruan, gjykata e Fierit dënon me burg përjetë autorin Elton Meta

Gjykata e Fierit dënoi me burg përjetë Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Zhupan të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.

Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”.

Mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Rreth orës 16 e 30 të pasdites së sotme trupi gjykues i gjykatës së shkallës parë në Fier vendosi burg përjetë për Elton Metën

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME