Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET100 familje bashkjetojnë me ujrat e zeza prej 20 vjetësh në Patos

100 familje bashkjetojnë me ujrat e zeza prej 20 vjetësh në Patos

Patos – 100 familje të rrugës “Luigj Gurakuqi” në lagjen “29 Marsi” të bashkisë Patos 20 vjet nën pushtetin e ujrave të zeza, rrugëve të amortizuara e pa ndriçim. Banorët, taksat i paguajmë , shërbimet  nuk i marrin.

Kryebashkiakët në Patos ikin e vijnë por afro 100 familje  të cilat prej 20 vjetësh jetojnë në rrugën “Luigj Gurakuqi” të lagjes ” 29 Marsi” që është e amortizuar, pa ndriçim e mbi të gjitha nën pushtetin e ujrave të zeza nuk u jepet zgjidhje.

Banorët thonë se kjo situatë ka vite, ankohen por askush nuk i zgjidh. Një pjesë e banorëve i kanë nxjerrë banesat në shitje ose kan ikur për të vetmin shkak, nuk jetohet më, sapo hap dritaret në mëngjes të mbyt era e rënd e fekaleve.

Ata thonë se nuk besojnë më, sa herë ka zgjedhje për deputetë e kryetar bashkie vijnë, premtojnë, ikin e nuk bëjnë asgjë.
Kemi hedhur miliona për të ndërtuar shtëpitë e tani po i shesin, vetëm  të ikin, nuk jetohet më, thonë ata.

Rrugët pa ndriçim, të amortizuara e mbi të gjitha ujrat e zeza aty grumbullohen të gjitha nga banesat e lagjes “29 Marsi” e kjo për shkak të terrenit. Pranë tyre kalon magjistrali i ujrave të zeza dhe bashkia nuk ka fonde për të devijuar andej.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME