Lushnje – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar një 66-vjeçar pasi dhunoi fizikisht vëllain e tij. Policia bënë të ditur se 66-vjeçari, i cili jeton në Tiranë, ka shkatërruar gjithashtu edhe varrin e kunatës së ndjerë. Shkaqet e ngjarjes në fjalë nuk janë të qarta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”-njofton policia.