Fier – 700 metra rrugë pa imvestime nga BashkiaPatos është bërë tmerri i banorëve dhe bizneseve në “Dukas Çoban” të Patosit. Bizneseve u ka rënë xhirua, familjarët duhet të bëjnë trefishin e rrugës për të shkuar në Fier.
Mbi 150 familje dhe biznese që ndodhen në lagjen “Dukas Çoban” të bashkisë Patos prej 30 vjetësh kanë mbetur peng e mosinvestimit nga ana e bashkisë së Patosit e 700 metrave rrugë.
Amortizimi i rrugës që lidh aksin nacional Patos – Roskovec me fshatrat Kuqar, Manekaj, Rusinjë është tejet i amortizuar.
Banorët pohojnë se shumë herë kanë qënë ata vet që i mbushin gropat pasi automjeteve u çahen sandokartët, amortizstorë e pjesë mekanike të ndryshme ndërsa bizneseve u ka rënë xhirua e po falimentojnë çdo ditë e më tepër.
Disa bëjmë trefishin e rrugës për të mbaruar punët e ditës.
Teksa po filmonim për të bërë këtë kronikë një drejtues mjeti kthehrt mbrapsht nga rruga e na thotë se qënka e pakalueshme e smund të prish makinën
Edhe pse banorët janë ankuar me dhjetra herë në bashkimë Patos në këto 30 vite askush nga kryebashkiakët nuk ka hedhur asedhe një makinë çakull në këtë segment rrugor.
Të pyetur bashkia Patos ka pohuar se për këtë segment rrugor është kryer projekti , është.miratuar fondi në qeveri e shumë shpejt do të nisi nga zbatimi./ ALB365/ Xh B