Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDenoncimi i 71 vjeçarit/ Dhunohen e kërcënohen tre të moshuar në Delvinë....

Denoncimi i 71 vjeçarit/ Dhunohen e kërcënohen tre të moshuar në Delvinë. U rrethohet prona. (Foto e vidio)

Delvinë – Tre të moshuar pensionistë në fshatin Senicë të Delvinës prej 3 vjetësh dhunohet për tu marrë pronën 8 dynym tokë me 77 rrënjë ullinjë. Edhe pse janë ankuar në polici e prokurori askush nuk i ka mbrojtur. “ Pretenduesit e pronës kanë suport politik. Jemi ankuar me letra tek Rama e Manja dhe nuk na kanë zgjidhur”, thonë ata.

Foto Çollaku 71 vjeçar baba i 3 fëmijëve së bashku me gruan e tij Amalia dhe motrën e tij Maria 74 vjeçe nënë e 4 fëmijëve banorë të fshatit Senicë të bashkisë Delvinë kanë re pre e dhunës së vazhdueshme prej disa personave të cilët duan ti marrin pronën, ja kanë rrethuar duke i nxjerr jashtë saj , por tashmë që është edhe vjelja e ullinjëve për të tretin vit radhë i marrin edhe prodhimin .

Edhe pse kanë kryer kallzim në policinë e Delvinës  për dhunën e ushtruar mbi të duke e qëlluar e sharë, duke e kërcënuar me thikë, edhe pse është shtruar disa herë në spitalin  e Sarandës ku ka marr mjekimin po edhe raport nga mjeku ligjor,  edhe pse e kanë kallzuar edhe në prokurorinë e Sarandës asnjëherë ndaj tyre nuk është marr asnjë masë, pohon çifti i të moshuarëve dhe e motra e tij 74 vjeçare.

Ata thonë se motër e vlla kanë në pronësi me dokumenta zyrtare 8 dynum tokë ku Maria ka mbjellë 77 rrënjë ullinjë dhe të gjitha kto të dokumentuara me vendim gjykate dhe ne librin e njohjes së pronës me dy vendime gjykate në vitet 2004 dhe 2010 si dhe në librin e ndarjes së pronave  të vitit 1991 sipas ligjit 7501. Debati mes pretenduesve dhe tre të moshuarëve  ka nisur novitin 2021 të cilët kishin shkuar e kishin rrethuar pronën dhe kanë ushtruar dhunë fizike, e duke i sharë me fjalë nga më të rëndat në sy të gruas dhe motrës.

Edhe pse kanë fëmijë si Fotua dhe e motra Maria ata janë në emigracion dhe nuk duan ti bëjnë pjesë të sherreve për pronën. Edhe pse i janë drejtuar me letra Kryeministrit Rama dhe ministrit të drejtësisë Yllsi Maja përgjigje e zgjidhje nuk kanë marrë por u është thënë drejtohuni gjykatës, thonë ata. Pala pretenduese ka suport politik në drejtësi e polici por ne jemi pleq, jemi të varfër. Fotua shkon më tej kur thotë se nëse shteti nuk e zgjidh do më detyroi të bëj vetgjyqsi se nuk kam çfarë humbas.

Nuk është hera e parë që vllavrasje kanë ndodhur për motive pronësie pasi palët pretenduese për sipërfaqe prone janë endur gjykatave për vite e vite me radhe duke u marr me pasojën dhe jo me shkakun që i çoi deri në atë pike vendimarrje. Dhe që të mos ndodhë edhe këtë herë si herë të tjera shteti duhet të marr masa duke dhënë drejtësi dhe jo të merren masa pasi është derdhur gjakë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME