Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJa klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve këtë...

Ja klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve këtë shekull

Transfermarkt ka bërë një klasifikim të klubeve që kanë përfituar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë shekullit të 21, për periudhën 2000-2022.

Rezultatet janë surprizuese. Në grafikën e përpiluar nga ky portal, rezulton se skuadra që ka siguruar më shumë të ardhura gjatë këtyre 22 viteve është Juventusi, që edhe  këtë vit ka siguruar më shumë të ardhura nga merkato pas shitjes së De Ligt te Bayerni për 67 milionë euro.

Sipas grafikës së Transfermarkt, në periudhën 2000-2022, Juventusi ka arkëtuar rreth 1.6 miliardë euro i ndjekur nga portugezët e Benficës me 1.4 miliardë euro.

Vlen të kujtojmë se Benfica në vitet e fundit ka shitur Joao Felix te Atletico Madrid për 124 milionë euro dhe Darëin Nunez të Liverpool për 100 milionë euro.

Podiumin e këtij klasifikimi të veçantë e plotëson Porto me 1 miliardë e 355 milionë euro të ardhura nga shitja e futbollistëve.

Gjigantët e futbollit evropiam janë të pozicionuar më poshtë. Kështu kampionët e Evropës të Realit të Madridit, janë në vendin e pestë me 1 miliardë e 345 milionë euro, pas Chelseas në vendin e katërt.

Më pas vijnë Monaco, Inter. Barcelona, Atletico, Roma e Liverpool që plotësojnë dhjetëshen e klubeve që kanë arkëtuar më shumë të ardhura nga shitja e futbollistëve në merkaton e transferimeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME