Qeveria shqiptare firmosi këtë të mërkurë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Durrës Yahts & Marina”.
Në një njërën anë ishte shteti shqiptar me Albanian Seaports Development Company ndërsa në anën tjetër “Eagle Hills Real Estate Development” që përfaqësohej nga investitori Muhammed El Alabbar.
Projekti i shumëpërfolur për të cilin nuk kabnë munguar edhe akuzat do të shtrihet në portin ekzistues të Durrësit i cili do të zhvendoset në Porto Romano.
Kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar kritikët duke u shprehur se janë 2 miliardë dollarë investime që do të transformojnë zonën.
Gjatë gjithë kësaj kohe opozita është shprehur se projekti nuk ka transparencë dhe së nuk është e qartë kush fshihet pas këtij investimi.