Mallakastër – Aksident në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër.
Burime policore nga vendi i ngjarjës bëjnë me dije se në aksident janë peërfshirë dy automjete, nje mercedes benz me targa AA 566CR dhe nje reno clio me targa Italiane GC131XP.
Mësohet se në aksident janë perfshirë 8 persona te cilet jane derguar ne spitalin e Fierit.
Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lenduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mberritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.
Mallakastër Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.