Nuk ka më dyshime, diva e muzikës pop në mbarë trevat shqiptare, artistja shumë e dashur nga publiku Dafiana Zeqiri, do të performojë në festivalin ”Sunny Hill” që do të mbahet për herë të parë në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “Sunny Hill”, teksa kanë publikuar foton e Dafinës.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj më të nxehta të cilat të gjithëve na pëlqen që t’i këndojmë së bashku”, thuhet në njoftim.