Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËSulmohet shkrimtari Salman Rushdie, autor i “Vargjet Satanike” 

Sulmohet shkrimtari Salman Rushdie, autor i “Vargjet Satanike” 

Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten teksa ishte gati të fliste në institutin “Chautauqua”, në Nju Jork.

Sipas Associated Press një burrë hipi në skenë dhe sulmoi shkrimtarin 75-vjeçar pas prezantimit, ndërsa ky i fundit u rrëzua. Sulmuesi më pas u ndalua.

Policia e shtetit të Nju Jorkut tha se shkrimtari Salman Rushdie ka një plagë në qafë, e cila është shkaktuar nga sulmi me thikë. Po sipas deklaratës së policisë së Nju Jorkut shkrimtari 75-vjeçar u transportua me helikopter në një spital, ndërsa sulmuesi ndodhet në paraburgim. Gjendja shëndetësore e shkrimtarit ende nuk dihet.

Libri i shkrimtarit Salman Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Një vit më vonë, në vitin 1989 ish udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vdekjen e zotit Rushdie.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie kanë mbetur. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e rriti shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Në atë kohë zoti Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim, duke thënë se nuk kishte “asnjë prove” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

Rushdie u bë i njohur me romanin e tij të vitit 1981, fitues i çmimit Booker, “Midnight’s Children”, por libri “Vargjet Satanike” i dha atij njohje në mbarë botën.

Institucioni Chautauqua, rreth 55 milje në jugperëndim të Buffalo-s, është i njohur për serinë e tij të leksioneve gjatë verës. Edhe më herët shkrimtari Rushdie ka folur në këtë institut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME