Fier – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
Z. M., 45 vjeç, banues në Kreshpan, Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Toyota”.
M. Rr., 61 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. R. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
E. A., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, të cilat morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
M. R., 62 vjeç dhe R. Ç., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Zharrnecë-Mizë, shtetasi M. R, duke drejtuar automjetin tip “Citroen” është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi R. Ç., i cili si pasojë e përplasjes u dëmtua dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 54 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 68 vjeç, pasi në fshatin Barbullinjë, duke djegur barëra në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.