Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Rritja e kërkesës për "bar" ka shtuar numërin e "shtëpive"...

Artan Hoxha: Rritja e kërkesës për “bar” ka shtuar numërin e “shtëpive” brenda vendit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në abc ka folur për masivizimin e “Shtëpive të barit” në vendin tonë.

Ai tha se kjo eksperiencë erdhi nga shqiptarët që kishin punuar më parë në Angli, ndërsa shtoi se masivizimi erdhi pasi u rrit kërkesa në tregun e brendshëm.

Specialiteti i Shqipërisë ka qenë kultivimi i kanabisit në ambient, i famshmëm mbeti Lazarati sepse u bë i rëndësishëm se nuk hyhej. Në Shqipëri ka patur kanabis që nga 94-a. Policia e e Shtetit për shkak edhe të kushteve që ka Shqipëria për tu anëtarësuar në BE e rriti monitorimin, e monitoronte nga ajri nga toka, hartuan një strategji kombëtare. Sa më shumë rriteshin kontrollet, aq më e vështirë bëhej kultivimi në ambiente të hapura. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që vinin nga Britania e Madhe ishin specializuar për kultivimin e kanabisit nëe ambientet e mbyllura. Një pjesë e mirë e atyre atje krijuan probleme pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, rrezikonin të kapeshin nga policia u depërtuan, dhe ata nuk mund të ktheheshin më në Britani, dhe eksperiencën që morën aty, ata e sollën këtu siç shqiptarët mbjellin sot në ambiente të hapura në Spanjë, sepse e kanë mësuar në Shqipëri dhe shkojnë e mbjellin atje. Çfarë ndodhi? Duke ardhur që andej ne sollëm specialistë të importuar në Shqipëri. Thashë u bë më masiv sepse duke filluar nga viti 2013-të, dhe filloi të zgjerohej në Shqipëri sepse kanabisi natyror kishte krijuar treg të brendshëm. Deri para dy muajsh një kilogram kanabis në ambientet e mbyllura kushtonte 2100 euro, masivizimi ka bërë që të bjerë çmimi në 1800 euro”, theksoi Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME