Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 31 vjeç dhe J. Xh., 35 vjeç, banues në Fier, pasi kanë paraqitur në kompaninë ku ishin të punësuar, dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.