Monday, December 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMoti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Moti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Ditën e sotme moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë tërë territorin e vendit. Kjo ka sjellë shi dhe dallgë edhe në gjirin e Durrësit. Si rrjedhoje janë anuluar lundrimet e trageteve të parashikuar për në mbrëmje në drejtim të Barit. Sipas të dhënave, shtyrja e këtyre udhëtimeve vjen dhe si pasojë e mbylljes së përkohshme të  portit të Barit. Edhe ky port është përfshirë nga moti i papërshtatshëm.

Kësisoj, tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme.

Njoftimi:

Për arsye të kohës së keqe në detin Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit(Itali) , tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, përkatësisht tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Pasagjeret do të pajisen me dhomë në traget.

Reshjet e shirave pritet të ndalojnë ditën e nesërme. Sot moti ka qenë i paqëndrueshëm në të gjithë vendin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME