Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEK;shilla për ushqimin nga filozofi i madh Konfuci

K;shilla për ushqimin nga filozofi i madh Konfuci

Konfuci ka ndikim të madh në kulturën tradicionale kineze. Në listën e personave më me ndikim në historinë e njerëzimit, Konfuci renditet në vendin e 5-të, pas Jezu Krishtit. Kurse për kinezët, ndikimi i Konfucit është më i madhi. Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit, që ka ndikuar jo vetëm politikën, kulturën, ekonominë e Kinës, por edhe në jetën e kinezëve.

Në kuzhinën e familjes Konfuci kishte 196 gatime, duke përfshirë 6 të ftohta, me perime, zarzavate të stinës. Gatimet shërbehen në enë prej porcelani të stolisur me argjend. Etika e ngrënies dhe rregullat e saj janë trashëguar nga pasardhësit e Konfucit në një periudhë mbi 2 mijëvjeçare.

Image

Konfuci konsiderohet në Kinë si një ndër filozofët me ndikimin më të madh. Disa nga idetë e tij për ushqimin dhe dietat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës kineze të ushqimit.

Kuzhina e familjes Konfuci është përfshirë në listën e trashëgimive kombëtare kulturore të Kinës në qershor të vitit 2011.

Ja disa mësime të tij:

Image

“Zgjidhni cilësinë më të mirë të orizit.” Të gjithë ne meritojmë të hamë ushqim cilësor.

“Nëse e lini orizin, peshkun apo mishin për një kohë të gjatë do të prishen.” Askush nuk duhet të hajë ushqime të prishura.

“Kujdesni me ngjyrën e ushqimit”. Nëse mendoni që ushqimi ka një ngjyrë jo të duhur mos e hani.

“Mos hani ushqim që nuk është i gatuar si duhet.” Në Kinë ka mënyra të veçanta gatimi, psh pulën nuk e pjekin, ndërsa rosën po.

Image

“Mos hani ushqime që nuk i përkasin sezonit.” Për shembull, ngrënia e shalqirit në dimër konsiderohej jo e përshtatshme për shëndetin në Kinën e lashtë. Ne duhet të hamë frutat e stinës pasi kjo përkon dhe me kërkesat fiziologjike të trupit.

“Mos hani mish që nuk është prerë si duhet.” Nëse një kuzhinier nuk e ka prerë si duhet mishin, tregon që ai mund të ketë edhe mungesa të tjera në aftësitë e gatimit dhe mund të bëjë ndonjë gabim.

“Mos hani ushqimet që nuk kanë salcat e duhura.” Salca përshtaten sipas stinës.

“Mos e teproni me mishin”.

“Pini verë por pa u dehur.”

Image

“Hani xhenxhefil në çdo vakt.”

Në Kinën e lashtë por edhe sot banorët hanë xhenxhefil çdo ditë sidomos në verë në mëngjes. Ka një thënie që “Rrepa e bardhë në dimër dhe xhenxhefili në verë mbajnë mjekun larg.”

Rrepa e bardhë për darkë nxit qarkullimin e energjisë chi dhe përmirëson tretjen; xhenxhefili për mëngjes ndihmon në çlirimin e energjisë yang, që në verë është pak më e ulët.Prandaj duhet të hani xhenxhefil çdo ditë në mëngjes dhe jo në darkë.

“Nuk duhet të hani shumë.” Shumë ushqim i bën keq shpretkës dhe stomakut dhe shkakton problem në zemër.

“Mos flisni kur hani.” Kjo pasi mund të mbyteni …

Në vijim vazhdojmë me disa ushqime që nuk duhet t’i ringrohni.

Image

Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mira janë ato që shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror, kjo pasi mund të helmoheni nga ringrohja e tyre.

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalën, pasi na mundëson ngrohjen e ushqimeve të lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të ringrohet.

Orizi preferohet shumë jo vetëm në vendet aziatike por edhe në shumë vende të tjera të botës. Në vendet europiane dhe ato amerikane ku buka është një ushqim tradicional, sot nutristët po sugjerojnë zëvendësimin e saj me oriz për të kontrolluar peshën.

Në SHBA, orizi është konsideruar si një nga ushqimet më të mira dietike. Një mjek amerikan, përdori orizin për të trajtuar obezitetin tek pacientët e tij. Një tjetër nutrist amerikan thotë se orizi i errët është një ushqim anti-kanceroz.

Image

Në fakt, në shumë libra të vjetër të Mjekësisë Kineze orizi është përdorur si ilaç. Në librin mjekësor nga Li Shizhen thuhet se orizi përmban energji “chi” neutrale, duke mbështetur shëndetin e stomakut.

Orizi është gjithashtu i mirë për shëndetin e shpretkës dhe mushkrive. Tradicionalisht, mjekët kinezë e kanë përdorur orizin për problemet me diarrenë dhe stomakun.

Studimet kanë treguar se orizi përmban aminoacide dhe grupin e vitaminave B, si dhe sasi të kalciumit, fosforit, magnezit, hekurit etj, të gjithë këta elementë shumë të domosdoshëm për trupin. Nga ana tjetër, orizi ka pak kalori dhe yndyrna, përmban karbohidrate që të japin ndjesinë e ngopjes, që mund të kurojë obezitetin.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të prishin ushqimin. Kur orizi gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarre.”

Pasi hani darkë dhe ka tepruar ushqim, pjesën e mbetur e vini në frigorifer dhe të nesërmen e ngrohni në mikrovalë. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk ruhen si duhet.

Image

Selino, spinaqi dhe panxhari – Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Kërpudhat – Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohet menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët – Nëse ringrohja vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Image

Patatet – Patatet janë pak të ndërlikuara – nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t’i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t’i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t’i ngrohni sërish.

Pula – Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, prandaj, nëse do ta ngrohni për herë të dytë mishin e pulës, apo çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohuni që është gatuar mirë/ Marrë nga Radio e Jashtme e Kinës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME