Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë persekutuar në diktaturë dhe sot, banorët e fshatit Shtyllas: Nuk kemi...

Të persekutuar në diktaturë dhe sot, banorët e fshatit Shtyllas: Nuk kemi ujë në banesa

Fier – Familjet e fshatit Shtyllas i njësisë administrative Levan vuajnë mungesën totale të ujit në banesat e tyre. Këtë situatë banorët e këtij fshati nuk e kanë jetuar as në vitet e komunizmit ku pjesa më e madhe e familje e ishin të persekutuara për shkak të bimdjeve të tyre politike.

Në kushte kur uji mungon në banesat e tyre, kur punësim nuk ka, fshati po boshatiset cdo ditë e më teper.
Kudo ku hedh sytë shikon banesa e lokale tejet të amortizuara dhe tabela shitet ndërkohë që rrugët janë të zbrazura dhe në to syri të kap ndonjë të moshuar.

Banorët pohojnë se edhe kur ishin te persekutuar kishin 6 çesma në fshat dhe nuk paguanin ujin. Në qeverisjen e demokrateve u shtrua rrjeti ujesjellësit dhe banorët kishin ujë 24 orë në banesa.
Me ardhjen e qwverisë Rama situata shkoi me keq se para 1990. Pusi i ujit është, ka ujë, por rrjeti u shkatërrua sepse pikë uji nuk ka në të, thonë banorët.

Banorët pohojnë faktin se kur shofin një qeveri që i ka lëmë pas dore ata kanë investuar nga të ardhurat e tyre deri 2 milionë lekë të vjetra per të shpuar puse ppr të pasur ujë për përdorim familjar ndërkokl që ujin e pijshëm e blejnë në autobotët që shkojnë e ua shesin

Të ndodhur në kushte të tilla kur taksat e deryrimet karshi bashkisë paguhen, investimet mungojnë, elementaria ujë në rubinetat e banesave mungonë.
Nga 400 familje që kanë qënë rrethë viteve 1995 , nga këto 200 fanilje kanë qënë veriore nga Puka dhe Mirdita tashmë në fshat kanë mbetur 80 dhe nga kto 50 familje veriorë.
Kanë shkuar të gjithë për një jetë më të mirë në qëndra të banuara si Tiranë apo vende të ndryshme të Europës, në emigracion

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME