Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi ndërtimet pa leje. Kryeqeveritari ka thënë se paraditen e sotme ka firmosur 15 urdhëra konfiskimi ndërtesah.
“Çfarë nuk na dëgjuan veshët. Ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Por mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë ditë e natë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them.”, shkruan Rama.