Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: PD nuk do të jetë më levë e Ramës

Berisha: PD nuk do të jetë më levë e Ramës

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së, kryetari Sali Berisha nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Berisha tha se 7 vite në opozitë, nën drejtimin e Bashës, selia blu u kthye në levë të regjimit të Ramës.

“PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm. I largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005. Në vitin 2013 PD garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike.

7 vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh në opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve. Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në.

Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal.

Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD. Të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën. Në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën” – tha Berisha.

Më pas ai u ndal tek shpallja non grata nga SHBA. Akuzoi edhe një herë George Soros dhe Antony Blinken. Shtoi se nuk kishte dhe nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Antony Blinken sanksionoi Sali Berishën që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor. Nëse Blinken apo kushdo tjetër gjen e sjell një provë për akuzat, Berisha do të largohet përfundimisht nga politika” – tha Berisha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME