Fier – Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Fier për të parë nga afër urën e Darzezës, e cila është ndërtuar e re, por ka çelur dhe sezonin turistik në pëazhin e Darrëzezës.
Rama ka postuar edhe pamjet dhe shkruan se kjo urë është gati me të gjitha parametrat e nevojshëm.
“Ka përfunduar Ura e Darzezës me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”, shkruan Rama në Facebook.