Laç – Një nxënsës raportohet se ka mbetur i plagøsur me armë zjarri në Laç. Të shtënat me armē kanë ndodhur pranë gjimnazit të qytetit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mes një 15-vjeçari dhe një 17-vjeçari, pas nje konflikti të çastit, dhe per pasoje 15- vjecari mori nje plage arme ne kembe.
Forcat e policise kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit, i cili eshte shpallur ne kerkim.
Detaje nga policia:
Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.