Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta nga para Parlamentit: Rama është i kapur në flagrancë

Meta nga para Parlamentit: Rama është i kapur në flagrancë

I pranishëm në protestën para Parlamentit të Shqipërisë është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ky nuk është më parlamenti i qytetarëve por është kthyer në një zyrë noteriale të kryeministrit.

“Parlamenti është ”house of representative”, shtëpia e përfaqësuesve të popullit. Ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota. Kanë tmerr nga opozita. Ky nuk është më Parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Është kthyer në një zyrë noteriale, të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit të Shqipërisë.

Sepse e vërteta është që policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë. Ndërkohë që shefat e tyre janë tërë ditën në dreka dhe darka me trafikantët e drogës. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon. Një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9000 euro në vit”,-tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME