Uncategorized

Aksidenti/ Makina përplas kalimtarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Një 65 vjeçar që udhëtonte me biçikletë është goditur nga një mjet tip ‘Toyota’ me targa AB249CY.

Sipas burimve i aksidentuari është Ilmi Murati banor i fshatit Barbullinjë i cili është transportuar me urgjence në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor dhe policia po punon për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake i aksidentuar Murati i ka dalë para mjetit me biçikletë i cili nuk ka mundur ta shmangë pasi kishte një tjetër automjet përballë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button