Mallakastër – “Entuziazmi” i marrjes së barazimit në takimin Bylis – Erzeni në Ballsh ka bërë që tifozëria e Erzenit të tundi kangjellat e hekurit e të plas sherri mes futbollistëve. Sherri mori përmasa masive ku u desh edhe ndërhyrja e policisë.
Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.
Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.
Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.