Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBylis - Erzeni, plas grushti mes palëve pas vërshëllimës së arbitrit ...

Bylis – Erzeni, plas grushti mes palëve pas vërshëllimës së arbitrit (fotot)

Mallakastër – “Entuziazmi” i marrjes së barazimit në takimin Bylis – Erzeni në Ballsh ka bërë që tifozëria e Erzenit të tundi kangjellat e hekurit e të plas sherri mes futbollistëve. Sherri mori përmasa masive ku u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME