Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha vendos mënyrën si PD e tij do të hyjë në zgjedhje

Berisha vendos mënyrën si PD e tij do të hyjë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fokus ishte vendimi se si PD do të regjistrohet në zgjedhje lokale të 14 majit pas vendimit të Gjykatës së Apelit që nuk përcaktoi përfundimisht se kujt do t’i mbetet vula e partisë duke e rikthyer çështjen në shkallë të parë.

Mësohet se Këshilli Kombëtar ka vendosur që në kushtet e krijuara, kandidatët e dalë nga primaret të garojnë si pjesë e një koalicioni së bashku me Partinë e Lirisë. Në këtë mënyrë ato garuan edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 në 6 bashki. Në atë kohë koalicioni u quajt “Shtëpia e lirisë”.

Këshilli Kombëtar ka vendosur që të mandatojë Kryesinë e partisë që të negociojë me Partinë e Lirisë për modalitetet e organizimit të këtij koalicioni. Një tjetër variant i diskutuar në mbledhjen e këshillit Kombëtar ishte që kandidatët e primareve të garonin si të pavarur, por kjo nuk ka gjetur shumë mbështetje.

“Pati deri diku edhe ide që kjo mund të kombinohej. Në bashki të ndryshme mund të dilej me koalicion, në bashki të tjera mund të dilej me kandidat të pavarur, por në fund u vendos që të dalim në të gjithë vendin me koalicion” – tha pas mbledhjes kreu i Këshillit, Edi Paloka.

Të hënën e 6 marsit skadon afati për regjistrimin e partive në zgjedhje. Sali Berisha paralajmëroi dërgimin shkresës së regjistrit të PD-së në KQZ. Ai e konsideroi vendimin e Apelit një “letër të pavlerë”.

Sipas Berishës derisa Apeli të shprehet për rekursin e vendimit, ai vendim nuk ka hyrë në fuqi. Kujtojmë se edhe pala e Enkelejd Alibeajt në krahun tjetër ka njoftuar se do të kërkojë regjistrimin në zgjedhje. Gjatë kësaj kohe ai ka prezantuar disa kandidatë në bashki të ndryshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME