Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEPrinc Harry: Nuk e shoh veten si viktimë

Princ Harry: Nuk e shoh veten si viktimë

Princ Harry ka folur së fundmi pas publikimit të librit të tij ‘Spare’. “Unë sigurisht që nuk e shoh veten si viktimë,” tha Duka i Sussex gjatë një bisede në internet me Dr. Gabor Maté.

Harry shtoi në faku, se duke shkruar librin e tij, ai ndjen se po kryen një shërbim publik. “Jam vërtet mirënjohës që jam në gjendje të ndaj historinë time me shpresën se do të ndihmojë, fuqizojë, inkurajojë të tjerët. “E di sa e rëndësishme është të ndajmë këto histori; si mund të shpëtosh një jetë dhe të përmirësosh jetët sepse thuajse po u jep njerëzve leje të flasin për gjërat e tyre dhe të jenë vetvetja,” shtoi ai.

Pavarësisht nga ajo që mund të mendojë “South Park”, duka pohoi se ai kurrë nuk ka kërkuar dhembshuri nga të tjerët, duke vënë në dukje: “Unë nuk kam kërkuar dkurrë simpati në këtë”.

Princ britanik vuri në dukje gjithashtu se megjithëse mund të ketë “humbur shumë” nga largimi nga mbretëria së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, në vitin 2020, në të njëjtën kohë, ai “ka fituar shumë”. “Për të parë fëmijët e mi duke u rritur këtu, ashtu siç janë, nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte e mundur në atë mjedis”, tha Harry.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME