Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLiverpool turpëron Manchester United 7-0

Liverpool turpëron Manchester United 7-0

Në mes të një sezoni zhgënjyes deri më tani, Liverpool shkundet në ndeshjen më prestigjioze të mundshme.

Skuadra e Klopp shkatërroi Manchester United në Anfield duke i futur shtatë gola, për tupërimin më klasik. Një 7-0 që ka sikletosur Sir Alex Ferguson në tribunë dhe Ten Hag në pankinë.

Një sukses tronditës e rilindës për Reds që prekin për herë të parë zonën europiane në këtë sezon. Tre dygolësha për skuadrën e Klopp: Gakpo, Salah dhe Nunez, me firmën e shtatë nga braziliani Firmino.

Ndeshja e madhe në Anfield e vlefshme për ditën e njëzet e gjashtë të Premier League shkon për Liverpool. Të besuarit e Klopp mposhtën 7-0 Manchester United. Reds bënë diferencën me dygolëshat e Gakpo (43′ dhe 50′), Núñez (47′ dhe 75′) dhe Salah (66′ dhe 83′). Ndërsa goli i fundit erdhi nga Firmino (88′). Me këtë fitore Klopp arrin në -3 nga vendi i katërt, ndërsa Djajtë e Kuq mbeten të tretët në kuotën 49. Në ndeshjen tjetër të ditës përfundon 2-2 mes Nottingham dhe Everton.

NOTTINGHAM-EVERTON 2-2

Mes Nottingham dhe Everton përfundoi 2-2, një barazim që sigurisht kënaq më shumë vendasit, që qëndrojnë jashtë zonës së rënies.

Megjithatë, Toffees kaluan në epërsi dy herë. Fillimisht me një penallti nga Grey (10′), më pas me Doucouré (29′). Por ishte Brennan Johnson, me një dygolësh (19′ dhe 77′) që rikapi formacionin e Dyche. Forest arrin për momentin Leeds, por detyrohet të mbajë shpresat te Brighton për të mos mbetur i vetëm në vendin e tretë nga fundi. 22 pikë për Everton kundrejt 26 të Nottingham, që megjithatë nuk është aspak i sigurt nga surprizat e mundshme në zonën e rënies.

Premier League England

Nottingham Forest 2-2 Everton
Liverpool 7-0 Manchester United

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME