Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakër në Tiranë, një e vdekur dhe 5 të plagosur (foto...

Masakër në Tiranë, një e vdekur dhe 5 të plagosur (foto e vidio)

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Raportohet se ka humbur jetën një grua, e cila punonte në lokal. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamie.

Burime paraprake bëjnë me dije se janë janë paraqitur të Trauma 5 persona mes tyre një fëmijë, i cili e ka plumbin në këmbë. 

Sa i përket të plagosurve, ata raportohet se janë transportuar në Spitalin e Traumës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Dyshohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Banakierja dyshohet se ka mbetur viktimë aksidentalisht nga të shtënat.

Lokali në fjalë raportohet se është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit. Të dhënat nga kjo ngjarje e rëndë janë ende paraprake, ndaj si shkaqet ashtu sikurse rrethanat momentalisht janë të paqarta.

Ka dyshime se bëhet fjalë për një atentat. Mendohet se shënjestra ka qenë një prej të plagosurve. Dyshohet se kanë qenë 2 autorë me motor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, grupi i ekspertëve të kriminalistikës janë duke mbledhur provat, paraprakishtë mendohet për atentat ku kanë qënë dy persona me motorr. Burime nga policia konfirmojnë vdekjen e punonjëses së lokalit dhe plagosjen e 5 personave të tjerë, por që janë jasht rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME